9.1 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Rrahja brutale në Prizren, zbardhet sesi ndodhi komplet ngjarja

Gjykata Themelore në Prizren, ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjete ditë të pandehurit L.U., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “sulm” dhe “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

 

“Me datë 22 janar 2022, në orët e mesnatë, në Prizren, ne bashkëveprim edhe me dy të pandehur të tjerë (të cilët aktualisht janë në arrati), me dashje përdorin forcën ndaj të dëmtuarit L.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje paraprake që kishin në mes veti, derisa i dëmtuari L.M., ishte i ndalur me automjetin e tij, të pandehurit fillimisht tentojnë ta nxjerrin te dëmtuarin nga vetura, e me pas i pandehuri L.U., me një shkop druri e godet te dëmtuarin L.M., ne kokë dhe trup e me pas edhe dy të pandehurit tjerë e godasin me mjete te forta-shkop druri të dëmtuarin L.M., ne pjesë të ndryshme të trupit por që nuk i shkaktojnë dëmtime të dukshme trupore.

Me datë, kohë, vend të njëjtë si më lartë, i pandehuri L.U., dëmton pasurinë e personit tjetër, konkretisht automjetin e të dëmtuarit L.M., në atë mënyre që pas përfundimit të përleshjes fizike mes tyre, ne shenjë revolte me mjete të forta e godasin automjetin duke ia thyer xhamat, me ç’ rast me këtë veprim të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material”, thuhet në njoftimin e Gjykatës

Më Shumë

Sot vranët, mëngjesi me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell...

Dislokimi i largpërçuesve në Prizren, punimet shtrihen drejt lagjes “Ortakoll”

Në Prizren po vazhdojnë punimet për dislokimin e largpërçuesve, në kuadër të projekteve për modernizimin e infrastrukturës energjetike të qytetit. Pas largimit të shtyllave...

Lajmet e Fundit