17.6 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Rrahje masive në Dragash, shkak kacafytja e qenve

Rrahje masiveeNëntë persona janë përfshirë në një rrahje në fshaitin Brod të Dragashit, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur në mes veti rreth kacafytjes së qenve. Gjatë përleshjes katër persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, kurse një lëndime të rënda trupore.

“Nëntë të dyshuar meshkuj K-Goranë pas një mosmarrëveshje që kishin pasur në mes veti rreth kacafytjes së qenve janë përleshur fizikisht në mes veti. Gjatë përleshjes katër të dyshuar kanë pësuar lëndime të lehta trupore, kurse një i dyshuar lëndime të rënda trupore (frakturë në kokë) i cili është dërguar në QKUK-Prishtinë. Të lënduarve u është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

“Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Liria kërkon vazhdimësinë, përballet me Trepçën në Hajvali

Liria vazhdon rrugëtimin në Ligën e Parë me një tjetër përballje të rëndësishme, ku do të takohet me Trepçën në kuadër të javëve vendimtare të...

Bashkimi e mbyll me fitore sezonin e rregullt

Bashkimi e ka përfunduar me fitore sezonin e rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Borën me rezultat 96:70, raporton PrizrenPress. Në një...

Lajmet e Fundit