Rrahje me kondakë të armës në Krushë të Madhe

Dy raste të rrahjes kanë ndodhur në dy fshatra të Rahovecit. Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Soniq, ku një person sulmon fizikisht viktimën.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia e Kosovës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Krushë e Madhe. Sipas policisë, në këtë fshat sulmi ka ndodhur me kondakë të armës.

“Viktima ka raportuar se për shkaqe të panjohura është sulmuar fizikisht me kondak të armës nga i dyshuari”.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Policia ka konfiskuar armen (pistolete) me një karikator me pesë fishek”.

Me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedure të rregullt./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Lajmet e Fundit