2.6 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Rrahje në Zym të Hasit, dy të lënduar

Pesë persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Zym të Hasit.

Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

“Dy viktima kanë njoftuar se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar me gurë dhe rrahur fizikisht nga tre të dyshuar.

Njëri prej viktimave ka pësuar lëndime të rënda trupore (ka frakture) dhe është në tretman mjekësor , ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar”, njofton Policia e Kosovës, transmeton “PrizrenPress”.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore.

Me vendim të prokurorit, rasti po hetohet./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Njëri nga katër instruktorët e arrestuar të poligonit në Prizren është polic

N.H., është njëri nga katër instruktorët e një poligoni në Prizren i cili u arrestua nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve. KALLXO.com mëson se i...

“100% kamatë mujore”, dosja e Prokurorisë, si funksiononte grupi i fajdeve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj dy të pandehurve, Fidan Berisha dhe Lirim Gashi, të dyshuar për veprën penale “fajdeja”...

Lajmet e Fundit