14.9 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Rrëfehen gjimnazistët e Prizrenit: Policia nuk mund të na ndalë dashurinë

gjimnazi remzi ademajNxënësit e Gjimnazit “Remzi Ademaj” në Prizren, i kanë dalë në mbroje “vendit të tyre të dashurisë”.

Ata thonë se hapësira afër shkollës në rrugën “Sozi Çelebiu” është vendi i kujtimeve dhe përjetimeve më të mira i dashurisë.

Nxënësit S.K. dhe T.K. (emrat e njohur për redaksin) thonë se hapësira afër shkollës shfrytëzohet më shumë për të kaluar kohën e lirë.

“Në këtë vend dalim zakonisht kur kemi kohë të lirë në shkollë,zakonisht kur mungon ndonjë profesor”, tregojnë ata për “PrizrenPress”.

“Po, kush është në lidhje të dashurisë e shfrytëzojnë këtë vend edhe për dashuri”.

Hapësira afër Gjimnazit “Remzi Ademaj” në Prizren, shfrytëzohet nga të rinjtë për konsumim të substancave narkotike, rrahje, dashuri dhe seks.

Banorët që jetojnë afër kësaj hapësire në rrugën “Sozi Çelebiu”,janë të shqetësuar me këtë dukuri të të rinjve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren,Hazir Berisha,ka thënë se policia do të shqyrtojë ankesën e banorëve të kësaj lagje në parandalimin e të rinjve që të shfrytëzojnë për dashuri dhe dukuria të tjera të të rinjve.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, dje për media si rrugëzgjidhje ka përmendur vendosjen e kamerave .

“Për këtë çështje do të bashkëpunojë me policinë dhe organet komunale, dhe nuk përjashton mundësinë e vendosjes së kamerave vëzhguese dhe një fushatë sensibilizuese për nxënësit”, ka thënë ai.

Nxënësit e Gjimnazit të “Remzi Ademaj” tregojnë se janë habitur kur kanë dëgjuar në media për masat që do t’i marrin për t’ia parandaluar atyre shfrytëzimin e hapësirës afër shkollës për dashuri.

“Krejt mund të na ndalin, por dashurin nuk mund të na ndal askush”,thotë K.K. nxënës i Gjimnazit “Remzi Ademaj” në Prizren.

“Policia duhet të marrë masa në parandalimin e rrahjeve përdorimit të drogës e jo të ndalimit të dashurisë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim Rugova” në Prizren

Një kamion është rrokullisur te hyrja në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren. Sipas pamjeve të publikuara, aksidenti ka ndodhur në një segment të kësaj autostrade,...

Një person në Prizren raporton se i është zhdukur gruaja, nuk u kthye më pasi shkoi në punë

Një person në Prizren ka raportuar në Polici se i është zhdukur gruaja. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ajo ka shkuar të shtunën në...

Lajmet e Fundit