11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Demi: Studentët testohen paushall

AgronDemi-gapDrejtuesi i institutit GAP, Agron Demi, ka kritikuar ashpër mënyrën e testimit të studentëve dhe mbarëvajtjen e provimeve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se në disa Fakultete numri i studentëve është me qindra, derisa profesorët mbajnë provime nga mëngjesi deri në mbrëmje e i vlerësojnë me kuota paushallë se sa studentë kalojnë provimin.

“Me i dëgjuar studentët e UP-së, për çdo muaj kish me pas afate të provimeve. Pas nja 5 ose 6 herë duke hy e duke ra prej provimeve, e kishin mësua lëndën dhe e kishin kaluar dikur provimin ‘smile emoticon’. Por, në anën tjetër, në disa fakultete, ku numri i studentëve është me qindra, e profesorët mbajnë provime prej mëngjesit e deri në mbrëmje e pastaj vendosin kuota paushalle se sa përqind e studentëve kalojnë, duhet të gjendet një zgjidhje se si t’i jepet hapësirë e mjaftueshme e testimit çdo studenti”, ka shkruar Demi.

Po ashtu, ai ka theksuar se nuk duhet të aplikohen vetëm metodat e testimit me shkrim, të cilat nuk bëjnë asgjë më shumë se të testojnë mbamendjen e studentëve, duke i shndërruar studentët vetëm në makina të memories.

“Zaten, sistemi i vlerësimit në UP nuk vlerëson kreativitetin e punën, por memorien. ?#?meRektorin, i cili po tregohet reaktor i ndryshimeve pozitive”, ka shkruar tutje Demi.

Më Shumë

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

Lajmet e Fundit