Rrëfehet Hashim Thaçi: Ja pse dola nga takimi, kryeparlamentari PDK-së

Thaci14-17aLideri i PDK-së Hashim Thaçi ka njoftuar përmes faqes së tij në Facebook, se çfarë ka ndodhur sot në takimin e liderëve në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.

“Sot mora pjesë në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, në të cilën ishin të ftuar kryetarët e partive politike.

Që në fillim kishte përpjekje për devijim nga verdikti i popullit, i shprehur me 8 qershor.
Mbledhja vazhdoi me shkelje të rregullores së Kuvendit, të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, të cilat përcaktoinë decidivisht dhe saktë grupin më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Mbledhja vazhdoi me shkelje të të gjitha praktikave të mëhershme për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Edhe njëherë dua t’i siguroj të gjithë qytetarët si dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës se ne do të marrim pjesë në seancë konstituive të thirrur nga Presidentja e Republikës së Kosovës me datë 17 korrik, duke zgjedhur kryeparlamentarin të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, si dhe të vazhdojmë me formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Askush nuk do të lejohet të përmbys vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. HTH”.

Më Shumë

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit