-4.2 C
Prizren
E martë, 25 Janar, 2022

Rrëfimi i Ergyles nga Prizreni, e vetmja grua në Kosovë që mban gjallë traditën familjare mbi 100 vjeçare të punimit të plisit

Plisin e bardhë e ka vendosur në mes të sofrës. Në të njëjtën sofër që u ushqyen dasmorët e prindërve të saj para shumë vitesh.

Ngjyrat kuq e zi rreth të bardhës së plisit janë kombinuar me shumë kujdes, në veshjet e zhgunit e materialeve të tjera, punuar me shumë dashuri.

Mbi këtë sofër, që e mori me vete ku u martua 35 vite më parë, ajo ekspozon veshjet kombëtare, që mes sfidave i punon bashkë me bashkëshortin, djemtë dhe të vetmen punëtore që e ka aty tash e 15 vite.

Në një objekt gjysmë tulla e gjysmë xhama, ku rrjedh uji mureve nga lagështia, familja Gjurgjialo mbajnë gjallë traditën e plisit.

Tashmë udhëheqëse e punëtorisë së familjes, artizane Ergyle Gjurgjialo në një intervistë për Telegrafin ka rrëfyer sfidat e saj, që nga dita kur ajo nisi të punonte plisat.

Rrallë shihej në Prizren që një nuse e re të punonte me bashkëshortin, por ajo arriti të marrë leje që t’i bashkohej në biznesin 120 vjeçar të familjes Gjurgjialo.

Artizane Ergyle Gjurgjialo gjatë intervistës për Telegrafi.com / Foto: Ridvan Slivova

“Fakt, kam qenë edhe nuse edhe punëtore. Sfida më e madhe, derisa kam marrë lejen prej pleqve në shtëpi, të dal edhe unë me Nagjiun, bashkë të punojmë, se jeta veç tu u vështirësu, edhe dëshira e vullneti që kam pas gjithmonë me punu”, thekson ajo.

Ergylja thotë se kur e gjeti plisin në atë familje, e kaploi një emocion i madh.

Punimi i plisave në punëtorinë e familjes Gjurgjialo, Prizren / Foto: Ridvan Slivova

“Unë si femër me punu plisin, një emocion i madh, me gjithë vullnet krejt veten teme ia kam dhënë plisit”, rrëfen Ergylja.

Që nga ajo kohë, asaj nuk i ka munguar përkrahja e bashkëshortit e familjes.

“Përkrahjen e kam pasur gjithmonë prej burrit, e pas tij gjithmonë ai në punëtori, unë në punëtori, normal kemi pas adete, e do sende në Prizren, si nuse e re ka qenë e vështirë me dal menjëherë me punu, mirëpo përkrahjen e burrit e kam pasur ashtu që arrita me përfundu një plis krejt”, shprehet ajo, transmeton Telegrafi.

Artizane Ergyle Gjurgjialo gjatë intervistës për Telegrafi.com / Foto: Ridvan Slivova

E procedura deri të produkti final nuk është e thjeshtë.

“Kjo zhguni që bëhet, krejt me dorë punohet, ashtu e kam bërë vet, kjo punohet si brumi me dorë e me forcë, prerjen e bën burri më tepër, gajtanin e bëjmë me djalin, tek zhguni, teshat kombëtare që është më vështirë”, shprehet Ergyle Gjurgjialo.

Procedura e punimit të plisit në punëtorinë e familjes Gjurgjialo, Prizren / Foto: Ridvan Slivova

Mbi 26 herë i duhet ta përpunojë leshin, për të arritur formën e plisit.

“Ka procedura aq të dhimbshme gjatë punës, sa nganjëherë duart gjak më bëhen”, u shpreh ajo gjatë rrugës që po bënim për të hyrë në punëtorinë e familjes.

Vullneti e ka mundur secilën vështirësi deri tani, por sfidat sa shkojnë e rriten.

Procedura e punimit të plisit në punëtorinë e familjes Gjurgjialo, Prizren / Foto: Ridvan Slivova

Mungesa e mjeteve, mungesa e punëtorëve dhe pamundësia që lëndën e parë ta marrin nga prodhuesit vendor janë vetëm disa nga sfidat që e shqetësojnë familjen e saj.

Gjatë sezonës së verës, kur porosi ka më shumë, aty punojnë deri në 20 persona, por siç tha ajo, shumica tashmë kanë dalë jashtë Kosovës për një jetë më të mirë.

Ky është edhe shqetësimi kryesor i familjes Gjurgjialo, pasi të vetëm nuk mund të ia dalin gjithmonë të kryejnë porositë.

Veshje me motive kombëtare / Foto: Ridvan Slivova

“Kemi pasur punëtorë, deri në 10 punëtorë, ose 20, kur kemi pasur kërkesë të madhe, mirëpo shumica kanë dal jashtë, ajo na sakatoj krejt, tash neve që kemi biznesin familjar, që e rujmë traditën me një fanatizëm. Vet jemi duke punu, me 16 orë jemi tu punu me rujt traditën e plisit, por punëtor nuk kemi, halli më i madh është ky për momentin”, thotë Ergylja.

Lëndën e parë e marrin nga Australia, pasi sipas Ergyles leshi i dhenëve në Kosovë nuk është i përshtatshëm tërësisht për punimin e plisit.

Punimi i plisave në punëtorinë e familjes Gjurgjialo, Prizren / Foto: Ridvan Slivova

“Problemi është që si kanë filluar të qesin plehin artificial, prej atëherë leshi i dhenëve është egërsu. E ka edhe leshi marifetin e vet, matet me mikrona, e këtu ka shumë pak, nuk bëhet i butë si merinoja, por prapë po mundohem që prej burrave ose grave që ta marrim, prej leshit të qafës, leshin e Kosovës përdorim shumë pak. Pastaj, problemi është që me marr krejt leshin me punu me leshin e Kosovës të deleve, nuk kemi makina për pastrimin e tyre, rriqrat janë në pyetje, pastrimi është problem, s’mundemi me rreziku, ani pse me dorëza e sende, pa i pas makinën e larjes së lëndës së parë”, theksoi ajo.

Artizane Ergyle Gjurgjialo gjatë intervistës për Telegrafi.com / Foto: Ridvan Slivova

Me gjithë sfidat e mëdha e problemet, ata çdo mëngjes, nisen drejt punëtorisë për të kaluar nganjëherë edhe 16 orë në makineritë për punimin e plisit e të veshjeve tjera kombëtare.

“Njeriu që donë, që ka vullnet e dëshirë çdo gjë mundet me arrit. Askush nuk mundet me thanë diçka se kur është vullneti gjithçka bëhet”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Më Shumë

Kjo shenjë do ketë ditë interesante/ Horoskopi për ditën e hënë

Dashi Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të Marsit, Venusit dhe Mërkurit gjatë gjithë ditës. Nëse gjatë ditëve të fundit jeni ndjerë të lodhur...

Bekim Jashari: Familja Jashari bëri rezistencë 45 minuta dhe zmbrapsi forcat elitare serbe

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari bashkë me përfaqësues të OVL-UÇK-së kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Në 24 vjetorin e sulmit të dytë...

Kush ishte Isa Boletini? Jeta dhe vepra e heroit kombëtar

Isa Boletini u lind më 15 janar të vitit 1864 në kullën e familjes në Boletin, pranë Mitrovicës, asokohe në sundimin e Perandorisë Osmane,i...

Flamuri me të cilin u varros Ismail Qemali

Identifikimi i një objekti me kaq rëndësi për kombin shqiptar, nuk është një ngjarje e zakonshme. Ajo meriton një vëmendje të veçantë për nga...

Prizreni 16 fiton në Ligën Unike

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Kamza Basket me rezultat 86:95 (17:26, 7:22, 33:23, 29:24), në kuadër të xhiros së tetë të Ligës Unike. Fillimi...

Gjermania gati ta rrisë pagën minimale, ja sa do të paguhet ora tani

Kancelari gjerman, Olaf Scholz përsëriti të shtunën e tij se qeveria e tij është e angazhuar për të mbajtur premtimin për rritjen e pagës...

Top 20 lojtarët që kanë shënuar më së shumti gola me kokë në këtë shekull – vendi i parë ka diferencë të thellë

Superylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, kryeson me numrin më të madh të golave të shënuara me kokë që nga viti 2000. Pesë herë fituesi...

Kush ishte në Kosovë urdhërues i vrasjeve të disidentëve politik në emigracion?

Shkruan:Azem Ramadani “Ata pak vetë që ishin shumë të informuar e kanë ditur, ndërsa mua personalisht Josip Perkovi?(ish drejtues i lartë i UDB-shënim i A.R)...

103 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit

Sot bëhen 103 vjet nga vdekja e atit të Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarit të madh Ismail Qemali. U lind në Vlorë, në vitin 1844, biri...

Nis protesta e kuksianëve në Morinë për ta kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës

Në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ka nisur protesta përmes së cilës qytetarët e Kukësit po e kundërshtojnë kufizimin e lëvizjes për qytetarët...

Horoskopi për ditën e sotme, 23 janar 2022

Parashikimi i yjeve për ju sot. Dashi Motivoni veten për të qenë më optimistë. Kjo do të rrisë besimin dhe përshtatshmërinë tuaj. Kjo është një ditë...

Pamje: Qytetari nga Suhareka sulmohet brutalisht nga tre persona në Prizren

Një qytetar nga Suhareka është përballur me një sulm të tmerrshëm nga tre persona, në orët e para të së shtunës, në Prizren. Sinjali...

Spitali i Prizrenit: 7 pacientë në trajtim nga COVID-19

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës në trajtim janë 117 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 36 të tjerë post-COVID-19. Me oksigjeno-terapi...

Gruaja hidhet nga kati i pestë i banesës në Suharekë, shpëton me lëndime të rënda

Një grua nga Suhareka është hedhur nga kati i pestë i banesës, dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Policia e Kosovës ka bërë të...

Një i vdekur dhe 2 mijë e 957 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 11.913 testime, 2.957 qytetarë kanë rezultuar pozitiv...

Të gjitha rrugët në Malishevë janë të kalueshme

Të gjitha rrugët në Komunën e Malishevë janë të kalueshme përfshi edhe rrugët në vendbanimet malore. Të gjitha rrugët kryesore që lidhin fshatrat e Komunës...

Lajmet e Fundit