8.2 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Rrëfimi i familjarëve për 44 vjeçarin nga Malisheva që vdiq në vendin e punës në Itali

Familja e Shpejtim Gashit nga Balinca e Malishevës ka hapur dyert për ngushëllime, pasi i biri i tyre vdiq në vendin e tij të punës në Itali nga goditja e një roboti.

44-vjeçari deri të dielën ishte në pushime në vendlindje, ndërkaq të hënën e kishte nisur ditën në kompaninë e mobileve, ku punon tash e 20 vjet. Pas goditjes së marrë, nuk arriti të mbijetojë, raporton KTV.

Vajza e tij, Bleona Gashi, rrëfen momentet e fundit me babanë e saj, i cili shkoi në punë dhe nuk u kthye më.

Ndërkaq, axha i Shpejtimit, Mehmet Gashi, thotë se ende nuk i dinë saktësisht rrethanat e vdekjes së nipit. Bën të ditur se do të angazhojnë një avokat lidhur me hapat që do t’i marrin tutje ndaj kompanisë.

Prej vitesh, 44-vjeçari shqiptar jetonte me gruan dhe tre fëmijët e tij në Itali.

Trupi i tij pritet të sillet mbrëmjen e së premtes, ndërsa varrimi do të bëhet të shtunën

 

Më Shumë

Vdes një grua në Rahovec

Ka vdekur një grua në Rahovec, ku në raportin e policisë thuhet se të njëjtës i kishte rënë të fikët pasi është dërguar në...

39 të pandehurve në Prizren u caktohet masa e sigurisë, Gjykata sqaron qëndrimin pas seancës

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masa sigurie ndaj 39 (tridhjetenëntë) të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra...

Lajmet e Fundit