Rrëfimi i familjarëve për të riun që u vra nga rrufeja

I është dhënë lamtumira e fundit Shpëtim Kabashit i cili punonte si ndërtimtar.

E pamja është hapur për të ndjerin Shpëtim Kabashi të cilin e mbyti rrufeja. 23 vjeçari u godit nga rrufeja të shtunën në mbrëmje deri sa ishte duke punuar si punëtor ndërtimtarie në Gjakovë.

Djali i axhës së të ndjerit, Mentor Kabaashi, e përshkruan viktimën si djalë të urtë dhe punëtor.

Edhe fqinjët e Shpëtimit kanë vetëm fjalë të mira për të Shpëtimin.

Ceremonia e varrimi të 23 vjeçarit është zhvilluar në mesditë në varrezat e fshatit.

Bashkë me viktimën ishte duke punuar edhe Shkëlzen Rrustemi, 37 vjeçar nga fshati Celinë i cili po ashtu mori lëndime të rënda trupore nga rrufeja.

Rrustemi është duke u trajtuar në QKUK dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e cila po e heton rastin.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/rrefimi-i-familjareve-per-te-riun-qe-u-vra-nga-rrufeja-556518/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Lajmet e Fundit