24.2 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025

Rrëfimi i njeriut që më 1968 ngriti flamurin në Suharekë

Rrugën gjashtëkilometërshe nga Studenqani drejt Suharekës, të martën e tetë tetorit 1968, Osman Gega e bënte në këmbë.

Në kokë mbante plisin e bardhë, e mbathur kishte qysele të gomës. Si çdo ditë ishte nisur edhe atë të martë për të shkuar në shkollë. Asokohe gjimnazi në Suharekë kishte pasur vetëm dy klasë, si paralele e ndarë nga Prizreni, shkruan sot “Koha Ditore”. Të dyja klasat kanë qenë të vendosura në objektin e Shtëpisë së Kulturës, në katin e dytë. Sot aty ka vetëm gërmadha, ngaqë objekti është djegur në vitin 2002.

Dita kishte qenë me qiell të hapur e me diell. Qyteza atë ditë ishte e mbushur me qytetarë më shumë se çdo ditë tjetër. Arsyeja ishte se dita e martë mbledh të gjithë në tregun javor, që vazhdon edhe sot të jetë e tillë. Osmani, atëherë djalë 21-vjeçar, kishte mbajtur orën e parë të mësimit dhe e kishte vazhduar të dytën pa pushim. Por, pas të dytës kishte pushim.

“Në klasë erdhi Haxhi Bajraktari e më ndau në një qosh”, filloi rrëfimin Gega, që nuk ta mbush syrin që ka kapur të shtatëdhjetat. Entuziazmi e përfshin edhe sot kur flet për atë ditë.

“Nga brenda xhaketës nxori flamurin kuqezi. Më tha që sot ke me e bajt e me ngrit këtë flamur në Suharekë”, vazhdon Gega. Ai kishte ngurruar në fillim, pasi këtë meritë donte t’ia linte Haxhiut, që ishte organizator. Deri në atë moment Gega nuk e dinte se çka ishte organizuar për atë ditë…

Më Shumë

Burak Özçivit viziton Vlorën, aktori i famshëm turk pritet me entuziazëm

Vlora përjetoi sot një atmosferë të pazakontë me praninë e aktorit të famshëm turk Burak Özçivit, i cili tërhoqi shumë qytetarë që u dyndën...

Kryeministri Kurti vizitoi Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit

Me rastin e 82-vjetorit të lindjes së profesor Ukshin Hotit, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë...

Lajmet e Fundit