9.3 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Rreh gruan dhe taksistin, arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe një taksisti.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Prizren, ku i dyshuari shtetas i Shqipërisë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij shtetase e Shqipërisë dhe një viktime mashkull, po ashtu shtetas i Shqipërisë, i cili ishte duke e dërguar viktimën në familjen e saj.

Ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Drita shkëlqen në finale, fiton Kupën në Prizren

Drita ka triumfuar sonte në finalen e Kupës së Ligës së Parë, e zhvilluar në Palestrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren. Ekipi gjilanas, i drejtuar...

Superfinalja e Final 8 zhvillohet nesër në Prizren

Gjithçka është gati për përballjen kulmore të Final 8 të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë te meshkujt. Në finalen e madhe do...

Lajmet e Fundit