Rrëshqitja e dheut dëmton shkollën në Shkozë të Malishevës

Shkolla ne Shkoze te Malisheves-demtohetReshjet e mëdha të borës dhe shiut, dhe lagështia e madhe e krijuar në tokë, ka bërë që të shembet një pjesë e dheut dhe gurëve, në afërsi të shkollës së re, në fshatin Shkozë të Malishevës, por për fatin e mirë, kjo shkollë ende nuk është hapur për mësim dhe dëmet e shkaktuar, janë të vogla dhe vetëm materiale.

Për ta vëzhguar këtë rrëshqitje të dheut, sot në fshatin Shkozë, kanë qëndruar edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i arsimit, Blerim Thaçi, ku kanë shprehur shqetësimin e tyre, dhe kanë kërkuar që të bëhet kujdes i shtuar nga ana e drejtorisë së shkollës dhe mësimdhënësve, që mos ti lejojnë nxënësit, të luajnë në afërsi të pjesës ku mund të ketë përsëri shembje dheu.

“Kjo gjendje nuk është e mirë dhe rreziku i rrëshqitjes së dheut, më ka shtyrë, që të mos lejoj hapjen e shkollës, deri në zgjidhjen e problemit, për rregullimin e pjesës mbrojtëse, por kjo aktualisht nuk mund të bëhet, për shkak të kushteve atmosferike dhe konfiguracionit të terrenit”, tha Begaj.

“Këtë projekt të ndërtimit të shkollës e kemi gjetur kështu, por pas ndërtimit, nuk kam lejuar hapjen e saj, pasi nuk ka siguri, pa u ndërtuar edhe muri mbrojtës nga rrëshqitja e dheut”, deklaroi Begaj, i cili edhe më herët, kishte kërkuar rregullimin e problemit, por për shkak të stinës së dimrit, një gjë e tillë nuk ka mundur të rregullohet deri më tani.

Rrëshqitja e dheut ka dëmtuar pjesërisht një dritare të objektit të shkollës, por pa dëme tjera./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit