11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ymeri: Mustafa s’ka guximin të ballafaqohet me qytetarët

visar ymeriShefi i Grupit parlamentar i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha të hënën se është e pafalshme se si qeveria e Republikës së Kosovës nuk e dëgjon shprehjen e kërkesave të qytetarëve.

Ai tha protesta është shprehje, shprehja bëhet komunikim vetëm kur pala tjetër dëgjon.

“Dhe ka kuptim vetëm kur paraprakisht merremi vesh për premisën bazë. Përmes protestës qytetarët flasin. E qeveria duhet të dëgjojë. Është e pafalshme se si qeveria e Republikës së Kosovës nuk e dëgjon shprehjen e kërkesave të qytetarëve. Është e pafalshme se si ajo ka mirëkuptim për fashizmin e Jabllanoviqit e hegjemoninë e Vuçiqit, e në anën tjetër polici, kërbaç,plumba gome e gaz lotsjellës për qytetarët”, tha Ymeri.

Sipas tij, nuk mund të ketë zhvillim ekonomik e as sovranitet republikan e integritet territorial pa vendosmëri të krerëve institucionalë.

“Të mërkurën në ora 12 do të takohemi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të marshuar deri te sheshi “Skënderbeu”. Aty pastaj do të vazhdojmë me protestën që ngulmon që të shkarkohet Aleksandër Jabllanoviqi dhe që Trepça të shndërrohet në ndërmarrje publike me status të veçantë, e cila do t’ia bartte Kuvendit të Republikës së Kosovës vendimmarrjen për Trepçën, do ta shpëtonte atë nga falimentimi, dhe do ta shtronte rrugën për investimet në të dhe rimëkëmbjen e saj e të ekonomisë së Kosovës”, tha Ymeri.

Ai më tej u shpreh se nuk mund të ketë Republikë të Kosovës po qe se për të vendosë Vuçiqi e Daçiqi, Qeveria e Serbisë.

“Kjo politikë reaksionare e hegjemoniste e Serbisë, e cila shqiptarët i vlerëson dhe trajton si egërsira, e resurset e Kosovës i do për t’i eksploatuar, do ta rrënojë Republikën e Kosovës. E Republika nuk do të ndërtohet kurrë duke e kërkuar pëlqimin e atyre, si dhe duke i veshur me pushtet ata, që dojnë ta rrënojnë atë. Nuk mund të ketë Republikë të Kosovës, e rrjedhimisht as Kryeministër të Republikës, po qe se njëkohësisht ky Kryeministër nuk është posti fondamental ekzekutiv në vend. Mungesa e vullnetit për shkarkimin e Jabllanoviqit, duke u fshehur prapa ligjeve, mungesa e gatishmërisë për ta shndërruar Trepçën në ndërmarrje publike, duke u fshehur prapa pretendime të paqena për borxhe, e gërmojnë tokën nën ulësen e postit të kryeministrit. Dhe kështu e gërmojnë tokën nën këmbët e Republikës së Kosovës”, tha shefi i Grupit parlamentar i VV-së, Visar Ymeri.

Më Shumë

Akil Gjakova lë pas problemet jashtë sportit, përfaqëson Kosovën në Evropianin e xhudos

Xhudisti Akil Gjakova do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian për Senior që do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë nga 25-27 prill. Ky muaj...

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Lajmet e Fundit