16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Rreth një milion raste me COVID-19 në SHBA, 56.144 të vdekur që prej fillimit të epidemisë

Rreth një milion persona janë konfirmuar të infektuar me koronavirusin e ri në SHBA që prej fillimit të pandemisë, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.

Ky vend ka regjistruar 1.303 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19, sipas të dhënave të aktualizuara në vazhdimësi.

Më shumë se një e katërta e 210.000 të vdekurve nga COID-19 në botë janë regjistruar në SHBA.

Fuqia e parë ekonomike numëron 56.144 të vdekur që prej fillimit të epidemisë.

“Ne nuk do të harrojmë kurrë këta njerëz që janë sakrifikuar për shkak të paaftësisë apo ndonjë gjeje tjetër, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump duke e ndryshuar gishtin tek Pekini, në një konderencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

Ai përmendi mundësinë për t’i kërkuar Kinës miliarda dollarë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga virusi, i shfaqur në qytetin kinez të Wuhanit.

Më Shumë

Lajmet e Fundit