Rriten shpresat – Britania prodhon vaksinën “e mrekullisë”, kushton dhjetë herë më pak se ajo Pfizer

Dhjetëra miliona vaksina të COVID-19, të prodhuara në Britani, do të jenë gati për t’u shpërndarë në muajin dhjetor.

Drejtuesi i Universitetit të Oksfordit, Andrew Pollard, thotë se ekipi është optimist në lidhje me “vaksinën e mrekullisë”, që pritet të jetë gati deri për Krishtlindje.Akademiku thotë se anti-virali i tyre do të jetë dhjetë herë në i lirë se produkti i Pfizer, që kërkon të bëhen disa injeksione me disa javë larg dhe të ruhet në -78C.

Ai shtoi se vaksina e prodhuar prej tyre mund të ruhet në temperaturën e frigoriferit dhe është shumë afër demonstrimit të “efikasitetit”.

“Ne kemi punuar pa u lodhur gjatë gjithë vitit dhe mezi presim të shohim rezultatet në muajt në vazhdim.

Ne jemi një ekip i vogël akademik në Oksford. Është një mrekulli që kemi qenë në gjendje të kryejmë prova në shkallë të gjerë me shpejtësi rekord. Partneri ynë AZ do të dorëzojë vaksinën mbi një bazë jo-fitimprurëse”, tha Pollard.

Më Shumë

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

PDK në Prizren mban takim mobilizues në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me struktura të partisë, aktivistë dhe kandidatë për deputetë. Kryetari i degës...

Lajmet e Fundit