3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Rritja drastike e rasteve me Covid/ Ministria tregon a do të ketë masa të reja

Ditëve të fundit numër i rasteve të reja me COVID-19 ka shënuar rritje.

Nga 10 raste sa ishin para një muaji, sot numri i rasteve ka shënuar rritje.

Vetëm sot janë shënuar 149 raste të reja.

E për rritjen e numrit të rasteve nga Ministria e Shëndetësisë, për FrontOnline, thonë se arsyeja se pse po rriten rastet është për shkak të aktivitetit të varianteve të ndryshme të Omicron, në shtete të ndryshme të botës.

“Rastet po rriten për shkak te aktivitetit të varianteve të ndryshme të Omicron, në shtete të ndryshme të botës dhe është e kuptueshme që kur ka në kontinentin evropian dhe në rajon rritje të rasteve, ajo ndodh edhe tek ne”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Ministria thotë se rritja e numrit të rasteve nuk është alarmante, por qytetarët duhet të kenë kujdes.

“Në Kosovë ka një ngritje të rasteve, jo në shkallën e alarmimit, por gjithsesi për të bërë sa më shumë kujdes”, kanë bërë të ditur MSH-ja.

Ndërsa të pyetur se a do të ketë masa të reja pas rritjes së nurit të rasteve, nga kjo ministri thonë se aktualisht në fuqi janë masa që janë marrë para dy muajve, por në raste se do të ketë masa të reja ato do të vendosen në ecurinë e situatës epidemiologjike.

“Aktualisht janë në fuqi masat nga 30 prill 2022, të cilat duhet të zbatohen. Nëse do të ketë masa të reja apo jo vendosin mekanizmat anticovid, bazuar në ecurinë e situatës epidemiologjike në vend”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Numri i të vaksinuarve me vaksin anti-covid, ka rënë dukshëm e për këtë MSH-ja, i rekomandon qytetarëve që të vaksinohen.

“Por, për fat të mirë, variantet aktuale në qarkulli, në aspektin e simptomatologjisë dhe pasqyrës klinike janë më të lehte, ndërsa MSH u rekomandon qytetareve që të vaksinohen, me që ka vaksina të mjaftueshme dhe nuk ka arsye për ta neglizhuar vaksinimin”, thuhet në përgjigjen e MSH-së./Front Online/

Më Shumë

Lajmet e Fundit