17.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

I jepet lamtumira e fundit producentes Vjosa Berisha(Foto)

Producentes Vjosa Berisha i është dhënë lamtumira e fundit. Ajo është varrosur në varrezat e lagjes Arbëria.

Berisha u përcoll për në banesën e fundit nga familjarët e ngushtë dhe një rreth i gjerë personazh që e njihnin atë.

 

 

Në ceremoninë e varrimit u panë edhe shumë fytyra publike, si vëllai i saj: producenti Shkumbin Istrefi, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, këngëtari dhe prezantuesi Robert Berisha, aktorët: Eshref Durmishi e Mensur Safqiu, si dhe shumë të tjerë.

 

 

 

 

Përgjatë ditës, në Teatrin Kombëtar të Kosovës u realizuan homazhe të shumta në nderim të jetës dhe karrierës që la prapa.

Pjesë e nderimeve ishin edhe krerët e shtetit si: kryeministri Albin Kurti, kryekuvendari Glauk Konjufca si dhe ish-kryeministri, tani deputeti Ramush Haradinaj.

Vjosa Berisha u nda nga jeta më 23 qershor, pas një beteje të gjatë me kancerin në vezore.

 

Më Shumë

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri,...

Lajmet e Fundit