Rrokulliset një veturë në Randobravë të Prizrenit(Foto)

Një veturë është rrokullisur në fshatin Randobravë ë Prizrenit.

Lëndime ka marrë një pasagjere.

Zëdhënësi i Policisë nëPrizren, Shaban Osmanollaj ka konfirmuar për “PrizrenPress”, se vetëaksidenti ka nodhur për shkak mos-respektimit të shpejtësisë së vozitësit.

“Vetura ka qenë duke udhëtuar në rrugën e fshatit Randobrave,përkatësiht në drejtim të Krushës së Vogël”, tregon Osmanollaj.

“Vozitësi nuk iu ka duke përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, me ç’rast në një kthese në të djathtë humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe rrokulliset”.

Pasagjerja e lënduar ka marrë trajtim mjekësor dhe është liruar në shtëpi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

Lajmet e Fundit