Në pritje të koalicionit të ri

Jostabiliteti institucional si pasojë e koalicioneve të paqëndrueshme vazhdon ta shoqërojë shtetin e Kosovës.

Marrëveshje për ndarjen e kulaçit të pushtetit e jo për programin qeverisës, kanë qenë të gjitha koalicionet e paspavarësisë, ku asnjëra prej tyre nuk ka arritur ta çojë deri në fund një mandat të plotë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Divorcet mes tyre janë shoqëruar me akuza për tradhti e me zotime se do të vendosin vija të kuqe, por të cilat më vonë janë shlyer.

Pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, javën e shkuar, njëzëri të gjitha partitë, përfshirë PDK-në, kanë proklamuar mobilizimin e shtabeve zgjedhore.

Por njohës të rrethanave nuk e përjashtojnë mundësinë e emërimit të një mandatari tjetër edhe për shkak të presionit të ndërkombëtarëve, të cilët insistojnë në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Lajmet e Fundit