10.8 C
Prizren
E diel, 20 Tetor, 2024

Rruga që mbetet në hije të emrit apo harresës së kushtëzuar?!

 Naser M. BRESA

Rruga Rugova që ndan Lagjën Kongresi i Manastirit me Lagjën Tusuz, Prizren!

Rastësisht emri (Rugova) ka koinciduar me mbiemrin e liderit të LDK-së, rrugë e cila ngjason në aspekt relieve gjeografik me grykën e Rugovës.

Mbase një nga emërimet që mundi t’i rrezistojnë kohës së stuhive kumuniste ashtu si edhe stuhive te rrëpimjes nga erozioni dikurshëm dhe shtrëngatave të më vonshme.

Banorët që ndan kjo rrugë mobilizohen kohë më parë (para 22 viteve) për të ndjerë veten si pjesë e qytetit, të gjithë participojnë sipas mundësive, fillon dhe ndërtohet rruga me kubëza pa ndihmën e askujt.

Sot e 22 vite pas, kjo rrugë i shërbeu çlirimit të qytetit, rrezistojë dhe mbijetojë, por e plagosur nga ndryshku i kohës!
Shumë pyetje janë drejtuar në emër të lagjës, apo më konkretisht banorëve që ndajnë zhurmën(ndotje) si pasojë e automjeteve nga më të ndryshme. si: motokultivator, traktor e deri te kamion 20-30 tonëshe. Zhurmë histerike, 10 deri në 20 herë është më kumbuese, kur kem parasysh baticat dhe zbaticat e rrugës si pasojë e dëmtimeve nga tonazhe të papërballueshme.

Deformimi i strukturës rrugore është problem imediat së bashku me shumë difekte tjera që e përcjellin këtë rrugë me tatpjetën gjeografike dhe me pakujdesinë e vozitësve. Kjo rrugë gjatë sezonës së Verës është po ashtu e pa përballuar si pasojë e pluhurit, ndonëse gjatë sezonës së Dimrit, problematike prezenca e akullit.

Gjithnjë sipas përvojave të deritanishme, verës nuk mund të lahej sepse largohet rëra në mes të kubëzave, ndërsa Dimrit nuk mund të hidhej kripë në akull sepse dëmtohen kubëzat, “Verës zhurma dhe pluhuri, Dimrit akulli”…!!!
E metë tjetër e kësaj rruge është infrastruktura nëntoksore, gypat e ujit janë përbërje azbesti(kanceroz), mbase jo vetëm në këtë pjesë rrugore por edhe nyjet lidhëse që fatëkeqësi e këtillë thellohet në dëm të shëndetit të popullatës që si duket edhe shumë vite do përballet me sfidë vdekjepruse. Logjikisht, jo vetëm në këtë rrugë gypa të këtillë duhet larguar urgjentisht(… në Evropë i takojnë të kaluarës, mbase 3 dekada më parë që nga moment që janë identifikuar shkaktar kanceri), sepse edhe ashtu popullata është duke lënguar shumë nga sëmundje të këtijë rangu, e në rastin konkret është përbindëshi i quajtur azbestozë.

Pjesë tjetër e infrastrukturës nëntoksore të kësaj rruge është edhe gypi mbledhës i ujërave të ndotura (amvisërisë dhe ujërave të shiut), sepse kapaciteti absorbues i tij lë për të dëshiruar, në rastin më të keq ka ndodhur vërshimi të ujravë të ndotur në oborret e qytetarëve të kësaj rruge. Duhet potencuar se sipas kritereve mbi ujëmbledhës nuk lejohet përzirja e ujrave të amvisërisë dhe atyre atmosferike. Sa i përket infrastrukturës mbitoksore, më konkretisht rrjetës marimangë të kabllove elektrike edhe kjo rrugë është shembull shumë i keq, sepse rrezikon shumë shtëpi nga difektet e mundshme elektrike.

Të nderuar bartës të institucioneve vendore, kjo rrugë duhet urgjentisht të rehabilitohet sipas standardeve mbi ndërtim të rrugëve me frekuencë të lartë automjetesh, sidomos mbingarkesat apo tonazhit të madh.

 

Më Shumë

Sonte në Prizren mbahet koncerti i muzikës klasike

Sonte mbahet koncerti i muzikës klasike dhe i këngëve të vjetra qytetare, me sopranon e talentuar Reyhan Kodrazi, shoqëruar me pianisten profesione Eda Vllaço,...

Zgjidhet Kryesia e re e Këshillit të Nxënësve të Prizrenit

Zgjedhjet e Këshillit të Nxënësve në Komunën e Prizrenit kanë përfunduar me sukses, duke zgjedhur Kryesinë e re dhe përfaqësuesit për Këshillin Nacional të...

Lajmet e Fundit