6.6 C
Prizren
E premte, 23 Janar, 2026

RTK 30 % të buxhetit në prodhimin e veprave filmike

Arben Zharku-Mentor ShalaRadio Televizioni i Kosovës dhe Qendra Kinematografike e Kosovës kanë nënshkruar të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi të përbërë prej 25 nenesh, në emër të interesit publik, për zhvillimin e kinematografisë, industrisë së filmit dhe industrisë televizive në Kosovë.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2015 dhe do të jetë e vlefshme deri më 31 dhjetor të vitit 2015, transmeton KL360.

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, tha se kjo është një ndër marrëveshjet më të rëndësishme të RTK-së për shkak se e ndihmon dhe promovon produksionin e filmit kosovar, që është edhe obligim ligjor i RTK-së.

Ndërkaq, drejtori i QKK-së, Arben Zharku, tha se kjo marrëveshje edhe më shumë e stimulon prodhimtarinë e filmit vendor, si dhe rritë sasinë dhe kualitetin e filmit.

Sipas nenit të parë të marrëveshjes, RTK merr përsipër që të financojë prodhimin e veprave filmike në lartësi prej jo më pak se 30 % të buxhetit të saj të planifikuar për mbështetjen/blerjen e veprave audio –vizuale. Ajo gjithashtu mban të drejtën ekskluzive të shfaqjes së filmit, ndërsa QKK mbahet përgjegjëse për mënyrën e përdorimit të mjeteve të ndara nga RTK.

Me këtë marrëveshje QKK-RTK, Kosova do të ketë mundësi të prodhojë së paku edhe një film më shumë të metrazhit të gjatë gjatë një viti.

Më Shumë

Totaj për mandatin e ri: Besoj dhe shpresoj për performancë të mirë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret një performancë të mirë  të  qeverisjes  në këtë mandat. Ai tregon se  procesi i krijimit dhe funksionalizimit të strukturave...

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për pagën minimale, nga janari 425 euro dhe 500 euro në korrik

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale, duke përcaktuar dy faza të reja të rritjes gjatë vitit 2026. Sipas...

Lajmet e Fundit