8.2 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

“Rusi 2018”, ja sa do të përfitojë Mourinjo si analist sportiv

Botërori i futbollit që do të zhvillohet në rusi nga 14 qershori deri më 15 korrik do të ketë një protagonist të madh, trajnerin e Manchester United Jose Mourinho. Portugezi ka nënshkruar një kontratë me televizionin rus RT për të bërë analistin për ndeshjet e eventit.

Sikurse kanë zbuluar mediat angleze, “Special One” do të paguhet me një shumë të pabesueshme nga transmetuesi rus. Për praninë e tij në studio, Mourihno do të përfitojë 400 mijë stërlina në ditë.

Shumë e cila nëse shumëzohet për katër herë që do të jetë i ftuar në studio shkon në 1.6 milionë stërlina.

Përveçse me Mourinhon, RT ka nënshkruar kontratë edhe me Peter Schmeichel, portierin legjendar danez që ka mbrojtur portën e Manchester United në sezonet 1991-1999.
I pyetur për këtë marrëveshje, portugezi komentoi:

“Jam shumë i kënaqur që marr pjesë në “Rusi 2018”, edhe pse jo si trajner. Po pres me padurim ta nis këtë eksperiencë. Do të jetë dëfryese dhe entuziazmuese të jap opinionin tim mbi ndeshjet dhe skuadrat pjesëmarrëse.”

Mjaft të kënaqur nga kjo marrëveshje janë edhe drejtuesit e RT:

“Vazhdojmë të punojmë për të ndërtuar skuadrën tonë të ëndrrave. Pas portierit, kontraktuam edhe trajnerin.”

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët dhe intervale me diell.   Në njoftim thuhet se temperaturat...

S’iu përgjigj thirrjeve të familjarëve, gjendet i vdekur një 81-vjeçar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Selajdin Berisha” në Prizren.Kështu ka bërë të ditur  zëdhënësi i policisë...

Lajmet e Fundit