Rusia hakmerret, dëbon 23 diplomatë britanikë

Rusia ka vendosur që të dëbojë 23 diplomatë britanikë, duke u hakmarrë ndaj vendimit të kryeministres Theresa May, e cila dëboi të njëjtin numër diplomatësh rusë.

Ministria e Jashtme ruse tha se 23 punonjës të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Moskë do të deklarohen persona “non-grata” dhe brenda javës do të dëbohen.

Ndërkohë vijojnë akuzat dhe kundërakuzat mes dy shteteve. Nga njëra anë është Britania dhe aleatët, të cilët akuzojnë Moskën për helmimin e ish-spiunit dhe nga ana tjetër Kremlini i cilëson shokuese dhe të pafalshme akuzat.

Një ditë më parë, sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson deklaroi se me shumë gjasë urdhrin e helmimit të ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia Skripal, me agjentin nervor “Novichok” e ka dhënë vet Vladimir Putini.

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Lajmet e Fundit