Ruzhdi Saramati refuzon certifikatën e UÇK-së!

Shtabi i Brigadës 128 Sulmuese, i ka bërë vërejtje Komisionit Qeveritar, lidhur me dukjen e certifikatës së UÇK-së.

Në një deklaratë publike, e cila është nënshkruar nga komandanti i kësaj brigade, Ruzhdi Saramati, kërkohet ndryshimi i certifikatave, ku do të dukeshin edhe simbolet kombëtare dhe ato të organizatave për të cilat lëshohen këto certifikata.

“Të nderuar anëtarë të Komisionit qeveritar, ne kërkojmë ndryshimin e certifikatës së veteranëve, për arsye se në të nuk është vënë logoja e SHVL-UÇK-së, nuk figuron flamuri kombëtar, si dhe emblema e UÇK-së, të cilat na kanë prirë gjatë luftës çlirimtare. Kërkojmë që të bëhet ndryshimi i këtij dokumenti që i jepet veteranit.

Ne u vramë, u plagosëm, u sakatuam për tu valëvitur ky flamur në trojet tona dhe jo për ta ndryshuar identitetin tonë kombëtar dhe flamurin kuq e zi. Le të mbetet edhe stema e qeverisë, sepse edhe ajo është fituar me flamurin kuq e zi.

Kërkojmë që në certifikatat tona të duket flamuri ynë kombëtar dhe emblema e UÇK-së. Në të kundërtën, ne nuk do t’i pranojmë këto certifikata qesharake”, thuhet mes tjerash në reagimin e Komandës së Brigadës 128 Sulmuese, e nënshkruar nga koloneli, Ruzhdi Saramati. /Radio Sharri/

Më Shumë

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tetë zyrtarë policorë janë dekoruar me "Medalje për Shpëtim Jete" nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë nderimi për...

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Lajmet e Fundit