3.4 C
Prizren
E shtunë, 15 Nëntor, 2025

Sa më larg njëri-tjetrit, aq më mirë

Ashtu sikur edhe njerëzit e zakonshëm edhe yjet kanë armiqtë e tyre dhe marrëdhënie të këqija me disa kolegë. Këta yje nuk mund të durojnë njëri-tjetrin dhe nuk e kanë ndërmend të punojnë së bashku në të ardhmen.

Kevin Smith dhe Bruce Willis kanë një histori të tërë të mosmarrëveshjeve dhe grindjeve, për këtë arsye nuk është çudi që nuk kanë tolerancë ndër vete. Kevin dhe Bruce kanë punuar së bashku në filmin “Cop Out”, për të cilën Kevin-i kishte thënë se ishte “rraskapitëse” dhe puna me Willis ishte shumë e vështirë.

Nick Nolte dhe Julia Roberts kanë punuar së bashku në filmin “I Love Trouble”. Roberts beson se Nolte është i neveritshëm kurse aktori mendon se ajo nuk është person i mirë.

A keni menduar ndonjëherë pse Bill Murray nuk përsëriti rolin e tij në pjesën e dytë të filmit “Charlie’s Angels”? Me sa duket mospajtimi i tij me yllin e filmit, Lucy Liu, ishte i mjaftueshëm për të mos u shfaqur në atë projekt. Murray është i pari që publikisht kritikoi aktrimin e Lucy-s, ndërsa vlerësoi aktoret Drew Barrymore dhe Cameron Diaz.

Tyrese Gibson tha se James Franco ishte shumë i vrazhdë në filmin “Annapolis” dhe se me të vërtetë e ka goditur në skenat e luftës. Tyrese e përjetoi atë si përvojë personale dhe tha: “Unë nuk dua më të punoj me të dhe mendoj se edhe ai ka të njëjtin mendim”. Franco u përpoq për të kërkuar falje, por duket se djelmoshat ende nuk janë pajtuar.

Më Shumë

Rezultatet e UBO Consulting – Totaj fiton edhe një mandat në Prizren

Sipas të dhënave preliminare nga exit poll-i i UBO Consulting, në Prizren, kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj ka fituar edhe një mandat tjetër. Totaj ka...

I shoqëruar nga nëna dhe bashkëshortja, Ardian Shala voton në Suharekë

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala, ka ushtruar të drejtën e votës në njërën nga qendrat...

Lajmet e Fundit