1.9 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

“Sa më shpejtë”, Kurti kërkon nisjen e punimeve në ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar të premten që punimet për ndërtimin e një rruge që e lidh Prizrenin me Tetovën, të nisin sa më shpejt.

Duke folur gjatë një vizite për përurimin e riemërimit të një rruge më 11 gusht në Maqedoninë e Veriut, Kurti tha se rruga Prizren-Tetovë do ta ndihmonte dukshëm zhvillimin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Aksi që e lidh Prizrenin me Tetovën është marrëveshje mes dy qeverive tona, nga mbledhja e përbashkët, e nënshkruar nga dy kryeministrat, pra nga unë dhe nga homologu maqedonas [Dimitar] Kovaçevski. Andaj, dëshirojmë që ky studim fizibiliteti të pasohet sa më shpejtë me punimet dhe realizimin e këtij projekti madhor”, tha Kurti.

Në shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës dhe ajo e maqedonase nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e rrugës që do ta lidhte Prizrenin në jug të Kosovës me Tetovën në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.

“Në bazë të llogaritjeve, nuk është ndonjë kosto e lartë, është një kosto e përballueshme. Por kthimi në këtë investim është i jashtëzakonshëm, pasi shkurtohet rruga dhe fitohet koha përfitojnë edhe qytetarët po edhe ekonomia,” nënvizoi Kurti në fshatin e malësisë së Tetovës, Vicë.

Kryeministri Kurti e vizitoi Çairin në Shkup, ku mori pjesë në përurimin e riemërimit të një rruge me emrin e veprimtarit kosovar “Adem Demaçi” në Komunën e Çairit.

Kurti nuk u takua me përfaqësuesit e partive politike në pushtet gjatë kësaj vizite në Maqedoninë Veriut, por u shoqërua nga liderët opozitarë, kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, kreu i Besës, Bilall Kasami.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 
RENELUAL TAHIRI

Më Shumë

FC Prizreni shpallet “Klubi i Dalluar i Vitit 2025”

FC Prizreni është vlerësuar me çmimin “Klubi i dalluar i vitit 2025” në ceremoninë “Laureatët 2025”, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport...

Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji autoambulancën në Rahovec

Është arrestuar i dyshuari për zjarrvënie në autoambulancën e Qendrës së Mjekësisë Familjare të fshatit Ratkoc të Rahovecit.   Policia ka bërë të ditur se gjatë...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit