16.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Sabahajdin Cena ende brenda EULEX-it, kalojnë më shumë se pesë orë!

Janë bërë më shumë se pesë orë që kur ish-anëtari i Zonës operative të Pashtrikut gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabahajdin Cena gjendet brenda zyreve të EULEX-it për tu intervistuar.

Klan Kosova ka tentuar të mësojë se në çfarë cilësie Cena është ftuar për tu paraqitur sot në EULEX, por avokati i tij Mahmut Halimi nuk ka pranuar të jap detaje të tjera.

Në lidhje me këtë ka folur edhe djali i Sabahudin Cenës, i cili ka pohuar se as ai vet nuk e di në çfarë cilësie është ftuar për tu intervistuar babai i tij.

Sabahudin Cena është paraqitur sot në EULEX që nga ora 13:30-të.

Ai është në listë që brenda këtyre ditëve të intervistohet nga Gjykata e Hagës, njofton Klan Kosova.

Por avokati i tij Mahmut Halimi i ka thënë Klan Kosovës se nuk dihet saktë ora se kur do të thirret.

Klan Kosova do t’ju mbajë të informuar me detajet e reja.

Më Shumë

Rriten rastet me fruth, QKMF në Rahovec hap vaksinimin edhe gjatë festës

Duke parë situatën epidemiologjike dhe rritjen e rasteve me fruth tek fëmijët, Njësia e Vaksinimit në QKMF “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të...

Totaj priti ish-presidenten Atifete Jahjaga, u diskutu për projektin “Murali Çast”

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar lidhur me nismën “Murali...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit