Lukaku nënshkruan me Jay-Z

Romelu Lukaku ka nënshkruar me kompaninë menaxhuese Roc Nation Spors, duke u bërë lojtari i parë i Premier League që do të përfaqësohet nga ikona e muzikës Jay-Z. Sulmuesi i Manchester United ka shënuar 31 gola në të gjitha garat këtë sezon duke prodhuar një paraqitje të mirë në prag të Kupës së Botës për Belgjikën.

Lukaku është kthyer në një yll global që prej transferimit 90 milionë nga Everton në “Old Trafford” verën e kaluar, një tranzicion që nuk i ka shpëtuar Jay-Z, njofton Telesport.

Roc Nation Sports, e cila ka si qëllim të përmirësojë karrierën e sportistëve si brenda ashtu edhe jashtë fushës ka klientë si Kevin Durant, Todd Gurley dhe Jerome Boateng i Bayern. Marrëveshja është konfirmuar nga gazetari Darren Rovell nëpërmjet “Twitter”.

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit