18.8 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

Sali Berisha ngre Kuvendin në 1 minutë heshtje për Helmut Kohl

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ngritur sot deputetët e Kuvendit të Shqipërisë në këmbë për të nderuar me 1 minutë heshtje, ish-kancelarin e Gjermanisë Helmut Kohl, i cili ndërroi jetë dje.

Berisha e mori fjalën sot në hapje të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit duke vlerësuar maksimalisht figurën e Kohl dhe sidomos për ndihmën e jashtëzakonshme që ai ka i dhënë Shqipërisë.

“Dje pasdite mbylli sytë kancelari Helmut Kohl – tha Berisha. –  Ai ishte pa mëdyshje kancelari më bujar i tokës gjermane. Ky burrë i madh ndihmoi sa askush tjetër, kombet që dolën nga diktatura komuniste. Ndër të tjera edhe kombin shqiptar që e renditi në krye të listës së ndihmave për frymë.

Por Helmut Kohl kontribuoi në 36% të të gjithë ndihmës që BE iu dha vendeve ish-vendeve komuniste në përpjekjet për t’i ndihmuar në demokraci.

Ishte ky burrë i madh që na çliroi nga borxhi prej 500 mijë dollarësh, i trashëguar nga regjimi i kaluar. Ndaj duke shprehur mirënjohjen për të, ju ftoj zotërinj të nderuar deputetë ta nderojmë këtë kolos të politikës gjermane me një minutë heshtje.”

I gjithi Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje pas kësaj ftese.

Më Shumë

Grapeland ndryshon emrin në “KB Rahoveci 029”

Klubi i basketbollit nga Rahoveci, Grapeland, ka vendosur të ndryshojë emrin, duke u identifikuar nga tani me emërtimin e ri “KB Rahoveci 029”. Vendimi...

Driton Selmanaj i LDK-së shpalos vizionin për zhvillimin e Prizrenit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka prezantuar sonte programin dhe vizionin e tij për zhvillimin e...

Lajmet e Fundit