5 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Samadrexha kthehet në Superligë

Samadrexha është konfirmuar qendër e rëndësishme e hendbollit.

Pasi hendbollistet e këtij fshati konfirmuan mbetjen në elitë, në Superligë ka kaluar edhe skuadra e hendbollistëve Samadrexha.

Në ndeshjen e plejautit, të shtunën në Istog, KH Samadrexha e mposhti Drenicën me rezultat 28:22. Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:10 për Samadrexhën, që dallimin më të madh në rezultat megjithatë e bëri në minutat e fundit. Më efikasi te Samadrexha ishte Ermir Smaka me 8 gola sa i realizoi edhe Selim Maloku. Te Drenica u dallua Driton Baliu me 7 gola. 5 i realizoi Besim Dubovci.

Samadrexha këtë edicion përfundoi e dyta në Ligën e Parë. Kurse Drenica ishte e parafundit në Superligë.

Vushtrria është inkuadruar në Superligë po ashtu, derisa nga elita u largua edhe Zhegra.

Më Shumë

Përkujtohen 68 të vrarët e masakrës së Fortesës

Në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike të pranverës së vitit 1999, sot u përkujtuan 68 civilët e vrarë dhe të masakruar në fshatin Fortesë të...

Mësohet kur do të shpërndahet paga e 13-të

Paga e 13-të do të shpërndahet me datën 31 mars. Kështu ka njoftuar deputeti i LVV-së, Fatos Geci, i cili është edhe anëtar në Komisionin...

Lajmet e Fundit