18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Sanchez pritet të largohet nga Inter-i, ka oferta nga Franca dhe Turqia

Alexis Sanchez me shumë gjasë do të largohet nga skuadra e Inter-it gjatë kësaj vere.

Sulmuesi kilian ka kontratë me klubin italian deri në verën e vitit 2023, megjithatë shkaku i hapësirave të pakta në formacion, ai do ta shqyrtojë largimin në ditët në vijim.

Kjo pasi që tek Inter-i po flitet për rikthimin e Lukaku-s dhe transferimin e Dybala-s, andaj në këtë rast Sanchez nuk do të kishe vend në formacion.

Sipas asaj që shkruajnë mediat në Itali, në drejtim të 33 vjeçarit kanë ardhur dy oferta.

Skuadra e Marseille në Francë ka shfaqur interesim për ish-sulmuesin e Barcelonës, derisa transferimin e tij e dëshiron edhe Galatasaray në Turqi.

Në këtë mënyrë, Sanchez pritet që ta pranojë njërën nga këto oferta dhe të kërkojë nga Inter-i shkëputjen e kontratës para kohe.

Sanchez aktualisht përfiton një pagë prej rreth 8 milionë euro në sezon, megjithatë ai më shumë preferon të ketë hapësira në fushë, sesa të ketë pagë më të lartë.

Kujtojmë që sulmuesi kilian iu bashkua Inter-it si transferim i lirë nga Manchester United në verën e vitit 2019.

Ai deri më tani ka zhvilluar 109 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Inter-it, prej të cilave ka kontribuar me 20 gola.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Abdixhiku në Dragash, i ndan çmimin qenit fitues në ekspozitën tradicionale të Qenit Ilir të Sharrit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Dragashin, ku mori pjesë edhe në ekspozitën tradicionale të Qenit Ilir të Sharrit. Abdixhiku tha se ishte i...

Sekuestrohen dy armë në Rahovec

Janë sekuestruar dy armë në Rahovec dhe është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 0Sipas një komunikatë të dërguar...

Lajmet e Fundit