12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Sazani, ish-ishulli ushtarak do të hapet për turistët në qershor

Prej qershorit, ishulli i Sazanit do të jetë i hapur për turistët. Vetë kryeministri Edi Rama, në profilin e tij në Facebook, ka postuar shkrimin e mediave ndërkombëtare, të cilat po i japin jehonë projektit të kthimit të ishullit ushtarak në vend si të vizitueshëm.

“Shqipëria, turizëm në ishullin me të kaluar ushtarake”. Ky është titulli i prestigjiozes ‘Associated Press’.

Teknikisht ajo është ende një bazë ushtarake, me dy ushtarë dhe një mol për patrullat detare.

“Ishulli ka 3.600 bunkerë dhe disa tunele të ndërtuara me sulmet bërthamore në mendje, gjatë kohës së diktaturës komuniste”, shkruan ndërkaq “Lonely Planet”.

IshulliKjo e fundit, vlerëson se ishulli i Sazanit ka një biodiversitet domethënës dhe zyrtarët e turizmit shqiptar shpresojnë se mund të bëhet një destinacion i mirë për zogjtë, por edhe për zhytje në det. Ka edhe ide për të përdorur tunelet anti-bërthamore si qilarë për verë.

“Ndërtesat e braktisura të ishullit janë përdorur si shtëpi për mbi 3.000 trupa dhe aty ka edhe një shkollë të shkatërruar, që u ndoq nga fëmijët e familjeve të ushtarakëve. Sazani mund të arrihet për rreth gjysmë ore me motoskaf nga Vlora dhe është planifikuar që në qershor të fillojë udhëtimet një anije e përditshme”, shkruan më tej “Lonely Planet”. /Shqip/

Më Shumë

U themelua zyrtarisht Muzeu i Masakrës në Krushë të Madhe

Në pikën e dymbëdhjetë të seancës së rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit, qw u mbajt dje, në praninë e profesorëve të Universitetit të...

Dortmundi mposht PSG-n, finalisti vendoset në Paris

Borussia Dortmund e ka mposhtur PSG-n, me rezultat 1-0, të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. ‘Milionerët’ e Gjermanisë...

Lajmet e Fundit