Policia e Kurbinit ka asgjësuar 439 bimë rrënjë narkotike. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se marijuana është gjetur e kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Selitë të komunës Milot.
Tre parcelat e mbjella me bimë e dyshuar si kanabis sativa janë konstatuar larg njëra – tjetrës. Nga këqyrja e grupit hetimor rezultoi se në parcelën e parë u gjetën 279 bimë narkotike. Në parcelën e dytë u gjetën 90 bimë, ndërsa në parcelën e tretë u gjetën 70 bimë narkotike të kultivuara.
Gjithsej u gjetën 432 bimë narkotike kanabis sativa , me gjatësi 10-30 cm, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies. Grupi hetimor po punon për evidentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Materialet i i kaluan Prokurorisë së Kurbinit për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Aksioni për asgjësimin e bimëve narkotike ka vijuar edhe në qytetin e Veratit ku janë asgjësuar 2700 rrënjë kanabis sativa. Në kuadër të operacionit të koduar “Start 2015”, është arrestuar Detjon Aliraj, 33 vjeç, banues ne Vlorë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi me inicialet K.B, 56 vjeç, banues në Vlorë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin jenë autorë të kultivimit të bimëve narkotike të gjetura në vendin e quajtur Musharec në fshatin Osmëzëzë . Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje si dhe verifikimin nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë vepër penale. /Shqip/