6.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

SBASHK pyet grevistët: A fillojmë mësimin nga 3 tetori deri në janar?

Me një letër të hapur, Këshilli Grevist i SBASHK-ut, u është drejtuar të gjithë mësimdhënësve të Kosovës. Në këtë letër, ky Këshill deklaron se në ditët e sotme, mësimdhënësit janë nëpërkëmbur.

Pasi i i bëhet një rikapitulim kontributit të dhënë gjatë viteve të 90-ta, Këshilli Grevist deklaron se që nga paslufta, përgjatë muajit të kaluar, është hera e parë që mësimdhënësit e përjetuan të njëjtën situatë.

Më tej në këtë letër, Këshilli Grevist deklaron se Qeveria nuk e ka prioritet zhvillimin e arsimit përmes angazhimit cilësor dhe të dinjitetshëm të mësimdhënësve.

Këshilli rikujton hapat dhe përpjekjet për dialog me Qeverinë për kërkesat legjitime, të bazuara në ligj, ardhjen drejtoreshës së përgjithshme të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) e mbështetjes së marrë.

“Por Kurti dhe qeveria vazhdoi të dëshmojë se nuk do të zgjidhë kërkesat e grevistëve”.

“ Duke u nisur nga kjo, Këshilli Grevist i SBASHK-ut bazuar në kontratën kolektive dhe sipas ligjit për grevën, e duke e analizuar ecurinë e grevës deri më tash, kërkon mendimin e anëtarësisë greviste që nga çerdhet e deri në universitete, lidhur me idenë për pezullimin e grevës më së largu deri në janar 2023 dhe që grevistët t’i rikthehen mësimit që nga data 3 tetor 2022”.

Më tej në letër, shkruan se SBAShK do t’i vazhdojë orvatjet që mësimdhënësve t’iu rikthehet dinjiteti përmes dialogut social me qeverinë ashtu që të përmbushen kushtet themelore.

Këto kushte, sipas Këshillit Grevist të SBASHK-ut janë

mbështetja shtesë e pagës deri në zbatimin e Ligjit për Pagat dhe sipas rritjes ekonomike, përfshirë shkallën e inflacionit, pastaj plotësim ndryshimit të Ligjit Nr. 04/L 131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, për ta hequr kriterin e 15 viteve kontributdhënëse dhe plotësim ndryshimit të ligjit të sigurimeve shëndetësore./rklive

Më Shumë

Luhet në Malishevë, Gjilan dhe Lipjan, ndeshje interesante në xhiron e 25-të në Albi Mall Superligë

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së 25-të që do të zhvillohen në mesjavë. Në program janë tre sfida...

Alban Skenderaj kërkon ndihmë, ka një pyetje të rëndësishëm

Këngëtari, Alban Skenderaj, para pak kohësh ka bërë të ditur se do të mbaj një koncert unik më datën gjashtë qershor në “Air Albania...

Zotërit e fjalës

Lajmet e Fundit