13.2 C
Prizren
E shtunë, 1 Nëntor, 2025

Seanca konstituive (nuk) duhet kushtëzuar

Brovina-RugovaVendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili e ka shpallur antikushtetues zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar të Kuvendit, njëherësh e ka lënë të hapur mundësinë për vazhdim të seancës aty ku ishte mbyllur, gjë që ia ka mundësuar Flora Brovinës që ajo t’i thërrasë deputetët në seancë.

Por thirrja e seancës është kushtëzuar nga ana e saj. Ajo këmbëngul se nuk do t’i thërrasë deputetët, derisa liderët e partive politike të arrijnë një marrëveshje për të dalë nga ngërçi politik në të cilin është futur vendi.

Ky kushtëzim i saj, sipas njohësve të çështjeve kushtetuese, po ndikon në zgjatjen e kohës së konstituimit të Kuvendit. Sipas tyre, mungesa e konstituimit po e dëmton shtetin, shkruan Tribuna.

Riza Smaka, njohës i çështjeve kushtetuese, ka thënë se Flora Brovina nuk mund ta kushtëzojë, thirrjen e seancës.

Sipas tij, seanca duhet të thirret menjëherë, në mënyrë që sa më parë të konstituohet Kuvendi dhe Qeveria. Sipas tij, këto dy institucione duhet të konstituohen brenda një muaji.

Më Shumë

Rahoveci 029 humb në “Mizahir Isma” ndaj Prishtinës

Sigal Prishtina ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në ProCredit Superligë, duke triumfuar ndaj Rahovecit 029 me rezultatin 68:77 (22:21, 11:20, 17:16, 18:20) në...

Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje dheu e bllokim rrugësh në Prizren

Reshjet e forta të shiut kanë shkaktuar dëme në Prizren dhe në disa fshatra të komunës. Përveç dëmeve në shtëpi dhe biznese, janë shënuar edhe...

Lajmet e Fundit