Sefa i Vajvatanit dhe e reja, Raza e Karamiletit

Prof.dr. Sabahajdin Cena 

Sefa i Vajvatanit, kryeplak më. Azgën sa të thuash, si n’ fshat, ashtu edhe në
shtëpi.

Gjatë tërë ditës piskamë sa mbi plakën e vet, sa mbi djemtë, sa mbi të
rejat.

Frymë nuk merrnin nga frika. Re-jat i patën qëlluar të urta a pa fjalë.

Por, edhe kur për djalin e tretë, e mori Razën e Karamiletit, nuk i ndalte britmat dhe
sharjet.

Edhe Raza duronte, por kur Sefa e kthente shpinën zakonisht mallkonte:
– Uh, të hongtë dreqi!
Dhe një ditë, Sefa, pasi moti ishte me
diell, shkoi me gjithë djemtë për ta
kositur një livadh.

Kositën deri në drekë, eh more Zot i Madh.

Pas drekës u vra koha e t’u t’u errësua havaja, e kriste rrufeja
e ta qëllon Sefë Vajvatanit nën lis e ta shkrumboi.

E morën djemtë e e çuan në shtëpi. E panë të gjithë por kur e
shiqoi Raza e Karamiltetit u tha kunata-ve:

– E KUM DIJT’ QI KA ME E HONGËR NI
DREQ PO PËR QESHTU T’ PJEKUN
NUK E KUM PRIT!

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit