11.8 C
Prizren
E diel, 26 Mars, 2023

“Sekreti” i koeficientit të pagave merr fund – Qeveria Kurti do ta zbulojë në mbledhjen e nesërme

Qeveria e Republikës së Kosovës të mërkurën do ta mbajë mbledhjen e saj të radhës, e cila fillon në ora 10:00.

Paparaci mëson se në këtë mbledhje është vetëm një pikë dhe ka të bëjë me plotësim/ndryshimin e Ligjit për Buxhetit.

Rrjedhimisht, nesër qeveritarët do të prezantojnë vlerën e koeficientit të pagave për sektorin publik, bëjnë të ditura burimet e mediumit brenda qeverisë.

Pikërisht në ditën e nesërme, hyn në fuqi Ligji i ri i pagave në Kosovë. Deri më tani, asnjëri prej punëtorëve në sektorin publik nuk e di se sa do ta ketë pagën, shkruan Paparaci.

Ligji i miratuar në dhjetor të 2022’s nuk e ka përfshirë vlerën e koeficientit, e cila përcakton një tavan deri ku mund të paguhet një punonjës i shtetit.

Si i tillë, Ligji është dekretuar tashmë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Vlerat e diskutuara monetare të koeficientit janë 100 euro, 120 euro dhe 130 euro. Shuma e caktuar do të shumëzohej pastaj me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe do të prodhonte vlerën e pagës.

Megjithatë, një gjë e tillë do të merr epilog nesër në mbledhjen fizike të Qeverisë Kurti.

Më Shumë

I dha fund marrëdhënies me Kristin, Keisi komenton raportin me djalin e aktorit: Nuk kishim kimi!

Të shumta kanë qenë aludimet për ndarjen e menjëhershme të tyre. Disa mendojnë se shkaku ishte Sabiani, disa të tjerë thonë se ata nuk...

KPK-ja themeloi panelin hetimor ndaj një prokuroreje në Prizren

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 228-të me radhë, sipas rendit të paraparë të ditës. Që...

Lajmet e Fundit