11.3 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Seksi bëhet më i mirë pas moshës 40 vjeçare

Harrojeni se seksi mund të jetë më i keq me kalimin e viteve. Sipas Universitetit të Kalifornisë, seksi bëhet edhe më i mirë gjatë të 40-ave.

1. Jeni shumë më të rehatshme me trupin tuaj
Keni kaluar fazat e shtatzënisë, vështirësitë dhe dhimbjet që ka sjellë. E keni parë sa shumë mund të durojë trupi juaj dhe si rezultat i kësaj ju tani keni një trup në gjendje më të mirë.

Një studim në Mbretëri të Bashkuar gjeti se gratë në të 40’at e tyre ishin më pak të brengosura për trupin e tyre se sa ato të reja, dhe ishin më të rehatshme për këtë shkak.

Gjatë të 40’ave gratë kanë një vlerësim më të mirë të trupit të tyre dhe hormonet janë në gjendjen më të mirë të mundshme. Kështu ato kanë përvoja më të kënaqshme seksuale gjatë të 40’ave.

2. Jeta juaj është qetësuar
Shumica e grave kalojnë të 30’at e tyre shtatzënë ose me fëmijë të vegjël, që është një stres i vërtetë. Ato kalojnë rreth një dekadë duke u përkushtuar si nënë ndërsa regjimi seksual dhe intimiteti nuk janë siç duhet.

Tani që nuk jeni me fëmijët në dhomë dhe nuk keni nevojë që të zgjoheni natën për t’i kontrolluar kur qajnë, ju keni më shumë energji për seks në jetë. Shumë gra të cilat i përfundojnë fëmijët gjatë të 30’ave, përjetojnë një jetë të mahnitshme seksuale gjatë të 40’ave.

3. Ju keni një rritje hormonale
Përderisa nivelet e estrogjenit mund të pësojnë rënie gjatë kësaj dekade, ka diçka të mirë që ndodh në këtë moshë.

Sapo të hyni në para-menopauzë, testosteroni i trupit tuaj mbetet i pandryshuar, përderisa estrogjeni zvogëlohet ngadalë, duke krijuar një testosteron më të lartë në nivelet e estrogjenit në gjak.

Testosteroni mund të ju aktivizojë në jetën seksuale, dhe mund të ju bëjë që të keni marrëdhënie seksuale më shumë me partnerin gjatë kësaj kohe.

Më Shumë

Ndarja e mandateve në Prizren, PDK merr 13 asambleistë, LVV-9

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kuvendin e Komunës së Prizrenit për zgjedhjet e vitit 2025. Me gjithsej 41 vende në Kuvendin Komunal, Partia...

Biletat për ndeshjen Bashkimi – Cibona dalin nesër në shitje

Klubi i Bashkimit ka njoftuar se nesër, nga ora 11:00, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen kundër ekipit kroat Cibona Zagreb, e...

Lajmet e Fundit