Sekuestrohen tre armë në Prizren

Policia e Kosovës ka sekuestruar sot në mëngjes tre armë zjarri në Prizren.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se në natën e Vitit të Ri, pasi u publikuan disa video në rrjetet sociale duke gjuajtur me armë, mes tyre edhe fëmijë, sot në ora 9:25 kanë gjetur të dyshuarit dhe në shtëpinë e tyre ka gjetur armët, të cilat u dorëzuan nga vetë katër të dyshuarit, përcjell PrizrenPress.

“Me datë 02.01.2023 rreth orës 09:25, Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor Prizren ka sekuestraura disa amë. Me datë 01.01.2023 në ora 00:05 nëpërmes rrjeteve sociale është parë një video ku shihen disa persona të dyshuar duke shkrepur me arme zjarri, të cilët gjithashtu ndihmon disa fëmijë që të gjuajnë me armë. Pasi që policia ka marr informacionin ka filluar hetimet, pas veprimeve operative hetimore është arrit që të dyshuarit të identifikohen dhe të lokalizohen. Në orët e paradites policia ka shkuar në vendngjarje , të shtëpia e të dyshuarve, katër të dyshuarit, pasi që janë përball me provat kanë pranuar veprën dhe i kanë dorëzuar armët. Të dyshuarit deklarojnë se kanë shkrepur me armë për të festuar me rastin e ndërrimit të viteve”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, armët e sekuestruara janë: një pushkë automatike dhe dy pistoleta. “Nga policia janë sekuestruar tre arme, një pushkë automatike dhe dy pistoleta me gjithë karikator dhe municion”.

Të dyshuarit pasi që janë intervistuar janë liruar me procedurë të rregullt./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit