10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Selim Kryeziu zgjedhet kryetar i LDK-së në Dragash

Profesori në shkollën e mesme të Dragashit, Selim Kryeziu, nga sot do ta drejtojë degën e LDK-së në Dragash. Kjo u vendos në Kuvendin Zgjedhor të degës së kësaj partie, i cili po vazhdon ende me punimet e tij, për t’i zgjedhur organet tjera drejtuese.

Nga kryesia qendrore e LDK-së, punimet po i përcjell Anton Çuni, ndërsa nga dega e LDK-së në Prizren, Hatim Baxhaku.

Në prononcimin e shkurtë që i dha Radio Sharrit, i sapozgjedhuri për kryetar të degës së LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu, tha se postin që i është besuar, do ta ushtrojë me përkushtim të madh.

“Gjithçka do të jetë më ndryshe. LDK-ja në Dragash do të jetë parti serioze, duke rikthyer frymën rugoviane, e cila frymë ka ditur të vlerësoj çdo qytetar dhe që nuk ka bërë kurrë diferencime”, tha Kryeziu.

Më Shumë

Totaj uron Pashkët për besimtarët katolikë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë katolike me rastin e festës së Pashkëve. “Gëzuar Pashkët të gjithë...

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Mustafë Gashi nga Suhareka

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Gashi nga Suhareka. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët...

Lajmet e Fundit