10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Selimi: Kosova t’i marrë seriozisht kërcënimet e ISIS-it

Në cilësinë e anëtarit të Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së, deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, ka folur për kërcënimet e fundit që kanë ardhur nga shqiptarët që luftojnë në ISIS.

Ai tha se terrorizmi është kërcënim global dhe asnjë shtet nuk ka imunitet ndaj tij, përfshirë këtu edhe Kosovën, transmeton zeri.info.

Ai iu bëri thirrje institucioneve të shtetit që t’i ndërmarrin masat e duhura dhe të merren seriozisht më kërcënimet e ditëve të fundit që kanë ardhur nga pjesëtarët e ISIS-it.

“Çdo kërcënim që vije direkt apo indirekt duhet të jetë shqetësim për institucionet e shtetit, të cilat duhet t;i trajtojnë kërcënimet e tilla me seriozitet”, ka thënë Selimi.

Sipas tij, kërcënimet që vijnë nga atje nuk duhet të konsiderohen si të veçanta nga kërcënimet tjera që vijnë nga burime tjera, duke përmendur këtu edhe kërcënimet që vijnë nga serbët, sidomos në veriun e Kosovës. /ZËRI/

Më Shumë

Vllaznia përmbys Drinin e Bardhë

Vllaznia ka regjistruar fitore në shtëpi ndaj Drini i Bardhë me rezultat 3:1, në një ndeshje ku mysafirët e nisën më mirë. Drini i Bardhë kaloi i...

FBK sqaron skenarët: Si vendoset vendi i katërt dhe mbijetesa në Superligë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka dhënë sqarime zyrtare për skenarët e mundshëm në xhiron e fundit të Superliga e Kosovës në basketboll, ku...

Lajmet e Fundit