21.5 C
Prizren
E hënë, 25 Gusht, 2025

Selimi: Nuk do të ketë ‘Thaçi III’

RexhepSelimi-vvDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, e ka quajtur të gabueshëm insistimin e PDK-së për ta bllokuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe për t’i formuar institucionet e vendit.

“Pra, gabim në këtë proces është vetëm PDK-ja dhe këmbëngulja e saj e paarsyeshme e motivuar vetëm nga interesa të veçanta të individëve të veçantë e që nuk pikëtakohen as me të ardhmen e vendit, as me veprimtarinë që buron nga parimet e demokracisë dhe Republikës kushtetuese”, ka thënë Selimi në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka treguar se zgjidhja e ngërçit politik është në Kuvend dhe duhet të ndodhë sa më parë. “Por, sidoqoftë, ky lloj ‘ngërçi’ duhet të zgjidhet sa më shpejtë e sa më parë. Është koha që në PDK ta pranojnë përfundimisht dhe të tërhiqen. ‘Thaçi III’ s’do të ketë”, ka theksuar Selimi. Ai ka thënë se nuk ka nevojë për zgjedhje të reja përderisa ekziston shumica absolute në Kuvendin e Kosovës. “E përsëris, derisa ekziston shumica absolute në Kuvend, nuk ka as nevojë e as logjikë të ketë sërish zgjedhje të jashtëzakonshme. Nuk ka as rrethana juridike-kushtetuese që e çojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Njëkohësisht, as nuk pranojmë të tentojë dikush të na frikësojë me kërcënimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, është shprehur Selimi.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për qeveri politike, e jo teknike. Në këtë kontekst, ai ka thënë se është e panevojshme një marrëveshje politike. “Qeveria teknike, zgjedhjet e jashtëzakonshme apo imponimi i ndonjë marrëveshje me PDK-në vijnë më shumë si kërcënime të PDK-së sesa që janë realitete juridiko-kushtetuese. Ne jemi për qeveri politike, jo teknike, prandaj edhe e kemi nënshkruar marrëveshjen që e fillon këtë nga parimet e përgjithshme e që pritet të pasohet nga programi qeverisës”, ka deklaruar Selimi.

Deputeti i Vetëvendosje!s e ka vlerësuar qëndrimin e faktorit ndërkombëtar për të mos u përzier në zgjedhjen e ngërçit politik. “Mospërfshirja e përfaqësuesve diplomatikë në Kosovë në situatën politike pas zgjedhjeve të 8 qershorit është për t’u përshëndetur”, ka theksuar Selimi. Ai ka thënë se nuk ka asnjë rrezik të prishet ujdia e arritur në mes të bllokut LDK-AAK-Nisma-VV. “Normalisht se shpresat e pushtetit në ikje qëndrojnë te ndonjë ‘rrezik’ si, për shembull, mundësia e përçarjes së koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe marrëveshjes së tyre me Lëvizjen Vetëvendosje! Këtë edhe e kanë provuar tashmë. Por, jo, nuk ka asnjë rrezik të tillë. Rreziku kryesor qëndron te krerët e PDK-së, të cilët po vazhdojnë të paraqesin ende rrezik potencial për demokracinë dhe shtetin të cilin duan ta mbajnë të kapur”, ka vlerësuar Selimi.

Më Shumë

Shtyhet afati i aplikimit për renovimin dhe rindërtimin e shtëpive në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se është zgjatur afati i aplikimit për thirrjen publike në kuadër të projektit “Banimi Social Adekuat”, i cili synon...

Pa ujë përkohësisht: Defekti në gypin e rezervuarit Kobaj prek disa fshatra të Prizrenit

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. njofton konsumatorët se, për shkak të një defekti në gypin Ø125 mm në daljen e rezervuarit Kobaj, do të mbesin...

Lajmet e Fundit