15.2 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Selmanaj: Dilema mbi ligjshmërinë e vendimit të Kurtit për uljen pagave

Kryetari i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se ka dilema rreth vendimit të qeverisë Kurti për uljen e pagave, nëse ai është i kundërligjshëm apo jo.

“Kam dilemat e mia rreth vendimit për ulje të pagave, sado që ka qenë qëllim i mirë, sado që populli e ka prit mirë, por ai vendim ka mund të merret edhe ndryshe, sepse tash vjen Ligji për Buxhetin këtu dhe ka mund të vijë si propozim dhe Kuvendi e kish kalu ashtu, deri sa kish dal aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e pagave”, ka thënë Selmanaj, në emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Selmanaj ka thënë se duhet ndarë qëllimin e mirë prej vendimeve të ligjshme e paligjshme.

“Nëse ai vendim ka qenë i kundërligjshëm, për rritje të pagave, e pse nuk është i kundërligjshëm vendimi për ulje të pagave?”.

“Qëllimi i jashtëzakonshëm, duhet të kuptojmë, duhet ta ndajmë qëllimin e mirë prej vendimeve të ligjshme e paligjshme”, ka thënë ai.

Selmanaj deklaroi se duhet qenë të kujdesshëm në marrjen e vendimeve të tilla, pavarësisht faktit se dikush t’i marrë ato si rezultat i mungesës së përvojës institucionale dhe njohurive elementare për ligjet në Kosovë.

“Prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm, pavarësisht që mund dikush të marrë vendime të tilla si rezultat i mungesës së përvojës institucionale dhe njohurive elementare për ligjet në Kosovë, por megjithatë është Zyra Ligjore e Kryeministrit, janë institucionet që kanë vijimësi aty, që duhet së paku opinioni ligjor të jetë i saktë”, ka thënë kryetari i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Më Shumë

Nezir Çoçaj sqaron takimin me deputetin e VV-së, Arbër Rexhaj: Ishte kafe miqësore, jo marrëveshje politike

 Pas publikimit të fotografisë së takimit të tij me deputetin e Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, kandidati i Nismës Socialdemokrate për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Nezir...

500 mëshqerra qumështore për fermerët e Suharekës – nis projekti i ri blegtoral

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur në Facebook nisjen e një projekti të rëndësishëm për mbështetjen e fermerëve lokalë...

Lajmet e Fundit