11.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Selmanaj: Martin Berishaj na ka gënjyer, nesër dorëzoj kallëzim penal

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka deklaruar se do të bëjë kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Selmanaj ka thënë se kallëzimin do ta bëj në cilësinë e kryetarit të Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike.

Ai në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Berishaj ka gënjyer gjatë raportimit në komision.

“Çka është ky zell për ta mbrojtur Martin Berishajt, kur ai ka gënjyer në komision. Ai na ka gënjyer në sy. Prandaj, unë në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni kam detyrim, edhe si parti politike kemi diskutuar, ta procedojë kallëzimin penal nesër për këtë person, në cilësinë e kryesuesit të komisionit parlamentar, sepse gënjeshtra nuk mund të kalojë. Ai ka gënjyer se kompania e tij është mbyllur në vitin 2021, atëherë çfarë ta pyes unë për vitin 2021 e 2022. Ne kishim mandat për vitin 2021-2022. Madje, kur e kam pyetur për vitin 2022, deputeti Haliti ka thënë ‘zotëri ambasador, mos u përgjigj për gjëra jashtë mandatit’, ia bënte avokatin atij, duke u frikësuar se po i shpëton diçka, por atij nuk po i shpëton asgjë, ishte shumë i kthjellët në çdo gjë, edhe në qasje. Prandaj, unë mendoj se është në interes të vendit që ai të hetohet për deklarim të rrejshëm”, ka thënë Selmanaj.

Më Shumë

Shtatë për qind e pagës për shëndetin, “funksionalizimi i plotë i sigurimit shëndetësor deri në pesë vjet”

Pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi në fillimin e këtij viti, Qeveria e Kosovës e miratoi për së dyti Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor...

Malisheva në hall me mbeturinat

Hedhja e mbeturinave vend e pa vend ka kohë që është shndërruar në shqetësim serioz për banorët e Malishevës. Problem në vete paraqesin mbeturinat...

Lajmet e Fundit