Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Driton Selmanaj në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka folur për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, duke shprehur keqardhje që qytetarët po thirren sërish në zgjedhje.
Selmanaj ka theksuar se kjo është hera e katërt që qytetarët po dalin në zgjedhje dhe se një situatë e tillë po i lodh ata, duke shtuar se LDK-ja nuk e ka provokuar këtë proces.
“Na vjen keq që Kosova është e detyruar të shkojë në zgjedhje edhe një herë. Normalisht na vjen keq që po i lodhim qytetarët, sepse kjo është pothuajse hera e katërt që po i çojmë në zgjedhje. Nuk i kemi provokuar ne këto zgjedhje dhe për këtë kemi një ndjeshmëri, sepse së paku ne nuk jemi fajtorë pse një person ka vendosur kështu”, ka deklaruar Selmanaj

Duke komentuar akuzat e Vetëvendosjes ndaj LDK-së se po e bllokon formimin e institucioneve, Selmanaj ka reaguar ashpër, duke e cilësuar këtë parti si përgjegjësen kryesore për krizën politike.
“Nuk ka rëndësi se si na konsiderojnë ata. Ata janë një shterpë politike, pa ide, pa koncepte dhe pa strategji. Janë njerëz që ndërtojnë narrativa mashtruese e propaganduese dhe mendojnë se mund të fitojnë përsëri. Bllokuesi i shtetit të Kosovës është ai që i merr votat masive dhe mban përgjegjësinë më të madhe për mosfunksionimin e institucioneve, e kjo është LVV-ja”, ka thënë Selmanaj
Ai ka shtuar se LDK-ja mbetet e përkushtuar për zgjidhje institucionale dhe për një qeverisje stabile pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren