11.6 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Serbia duhet të bashkëjetojë me Kosovën

kk_429400Shtetet e Bashkuara të Amerikës e inkurajojnë Serbinë që të mësohet të jetojë në fqinjësi me Kosovën, sepse kjo do ta ndihmojë të ecë përpara.

Kështu është shprehur ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby , në një intervistë për revistën serbe “Nedelnik”.

“Në qoftë se i kujtoni Gjermaninë Lindore dhe Perëndimore gjatë të njëjtës periudhë, gjermanët e lindjes thoshin se ishin të pavarur, kurse gjermanët e perëndimit u thoshin se nuk ishin, por ata gjithsesi jetonin pranë njëri-tjetrit, ndoshta jo si miq të mirë. Edhe ju do të bashkëjetoni me Kosovën, e cila do të administrohet nga Prishtina. Dhe kjo do t’ju ndihmojë të ecni përpara, ta përmirësoni ekonominë, sistemin juridik, hytë apo nuk hytë në Bashkimin Evropian”, ka thënë Kirby.

Ambasadori i SHBA-ve ka shprehur bindjen se shumica në Serbi e ka kuptuar tashmë se rruga drejt BE-së është e mirë.

 

Më Shumë

Donacion nga diaspora për shkollën “17 Shkurti” në Shirokë

Një mërgimtar nga fshati Leshan i Komunës së Suharekës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 2 mijë euro për përmirësimin e kushteve në...

Shënohet 66-vjetori i lindjes së poetit Xhevdet Bajraj

Ditëlindja e 66-të e poetit Xhevdet Bajraj mblodhi dashamirë dhe entuziastë të fjalës artistike në Bibliotekën Komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec. Me këtë rast...

Lajmet e Fundit