11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Serbia e tronditur me nënshkrimin e MSA-së Kosovë-BE

Çdo serb është tronditur nga lajmi që Kosova ka nënshkruar MSA-në, duke iu dhënë drita e gjelbër për t’u bashkuar me BE-në!

Kështu nis një shkrim i gazetës serbe Telegraf, që flet për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, dhe faktit se shtetësia e saj dalëngadalë po bëhet e pamohueshme edhe për Serbinë.

Kjo gazetë, tutje përmend edhe atë se Serbia përveç kësaj po shantazhohet edhe me faktin tjetër, atë të anëtarësimit në Kombet e Bashkuara. Dhe e gjitha kjo, me kushtin që shteti i drejtuar nga Nikolic e Vucic, të mund t’i hap negociatat për anëtarësim në BE.

Aty theksohet edhe situata me pesë vendet anëtare të BE-së, të cilat pavarësisht se nuk e kanë njohur Kosovën, nuk do të jenë pengesë për ratifikimin e MSA-së, pasi për dallim nga vendet tjera, kur shtetet e BE-së ratifikonin veç e veç MSA-të, në rastin e Kosovës, ajo do të nënshkruhet vetëm nga përfaqësuesja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. /lajmi.net//

Më Shumë

S’ka pushim për Drinin e Bardhë, fokusi te sfida e radhës në Pozheran

KF Drini i Bardhë nuk ka humbur kohë pas fitores së fundit, pasi skuadra ka vijuar menjëherë me përgatitjet për ndeshjen e ardhshme, raporton...

Peja 03 pret Bashkimin në finalen e dytë të Play-off-it

Sot zhvillohet ndeshja e dytë finale e Play-off-it në Superligën e Femrave, ku Peja 03 përballet me Bashkimi në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga...

Lajmet e Fundit