Serbia zgjedh Marko Gjuriqin homolog të Blerim Shalës

Marko GjuriqinPërfaqësuesit e serbëve nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës derisa të mos zgjidhen problemet e presioneve politike ndaj tyre, ka deklaruar Marko Gjuriq.

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën MarkoGjuriq, i cili do të jetë në krye të Zyrës së re të sapoformuar për çështje koordinuese në procesin negociues me institucionet e Kosovës, për RTS ka thënë se gjatë ditëve të ardhshme do të mbahet takimi i serbëve të Kosovës me kryeministrin Aleksandar Vuçiq, transmeton koha.net.

Duke folur për zyrën e re të formuar ai ka thënë se Qeveria e Serbisë ka vendosur të forcojë kapacitet administrative ashtu që do të tubojë njerëzit që deri më tash kanë qenë të angazhuar në negociata.

Ky trup, ka thënë ai, do të mbledhë në një vend të gjitha informata që janë të nevojshme për negociatat Beograd – Prishtinë.

Duke folur për zbatimin e marrëveshjes për drejtësi në veri, Gjuriq ka thënë se kryesorja është u arrit pozicioni që atje të ketë gjyqtarë serbë dhe që të mos përsëriten situata sikur në rastin e lëndës së Oliver Ivanovqit e të mos ketë asnjë gjykatës serb.

Ai ka shtuar se serbët në ato gjykata hyjnë në bazë të marrëveshjes politike e formuluar me shkrim dhe se në këtë kuptim në veri është krijuar ambient dhe sistem në të cilin njerëzit tanë do të kenë ndikim shumë më të madh në drejtësi.

Koordinator i Kosovës për bisedime me Serbinë aktualisht është Blerim Shala. Ai për këtë post e ka braktisur AAK-në nënkryetar i të cilët ka qenë.

Zgjedhja në krye të Trupit koordinues… serb e Marko GJuriqit i bie që ai të jetë koleg i Blerim Shalës.

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Lajmet e Fundit