Sezoni i ri, Ballkani i vjetër, Suharekasit mposhtin sërish kryeqytetasit

Ballkani ka triumfuar në duelin derbi të xhiros së 5-të të Albi Superligës së Kosovës në Futboll.

‘Portokallinjtë’ triumfuan me rezultat minimal 1-0 në “Fadil Vokrri” ndaj kryeqytetasve.

Heroi i këtij takimi ishte Albion Rrahmani i cili realizoi me kokë në minutat shtesë të pjesës së parë.

Ballkani regjistron fitoren e tretë në po aq xhiro të zhvilluara këtë sezon, duke grumbullar 9 pikë, për t’u gjendur vetëm prapa Gjilanit që ka 13 pikë, por që ka pesë ndeshje të zhvilluara.

Kujtojmë që Ballkani tashmë ka krijuar një rekord tejet impresiv ndaj Prishtinës në garat e Superligës, duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi ndaj kryeqytetasve.

Më Shumë

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

Nderohen dëshmorët dhe martirët në Budakovë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për homazhet e zhvilluara në fshatin Budakovë, në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të kombit. “Sot i nderuam...

Lajmet e Fundit